Maqedoni
Seancë e re gjyqësore për rastin “Puls”
20.04.2026 09:23
Pritet të vazhdojë me marrjen në pyetje të tre dëshmitarëve të rinj të prokurorisë....

Seancë e re në sallën gjyqësore në Idrizovo për rastin “Puls”. Pritet të vazhdojë me marrjen në pyetje të tre dëshmitarëve të rinj të prokurorisë.
Në seancën e mëparshme, asnjë nga katër dëshmitarët e prokurorisë nuk u paraqit në shqyrtimin kryesor. Për dy prej tyre u kërkua dhe u miratua ekspertizë psikiatrike për të përcaktuar nëse janë të aftë të japin dëshmi, duke marrë parasysh gjendjen e tyre të rëndë psikofizike për të cilën janë ankuar.
Në Gjykata Penale në Shkup po ashtu do të mbahet seancë edhe për tre zyrtarët policorë të akuzuar në lidhje me rastin “Puls”.
