Maqedoni

Trafiku në rrugë zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata

20.04.2026 09:49

Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar...

Më 20.04.2026 do të fillojë ndryshim i përkohshëm i trafikut për shkak të sanimit të pjesës së sipërme të urës së Lenishtës në km 47+900 në rrugën shtetërore A1, në segmentin Pletvar–Prilep, dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve. Leja e trafikut ka afat vlefshmërie prej 6 (gjashtë) muajsh.
 
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata.
 
Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lumenj dhe gryka, ku ekziston mundësi për rrëshqitje gurësh. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.