Rajon
Kurti: Zgjedhja e presidentit, detyrim kushtetues
20.04.2026 11:52
Kurti ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit gjatë mbledhjes së Qeverisë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit gjatë mbledhjes së Qeverisë, duke theksuar se vendi po i afrohet një afati kushtetues dhe se nevojitet vullnet politik për zgjidhje.
Kurti u shpreh se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë zgjidhje në këtë fazë. Ai theksoi se zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve të zgjedhur të popullit.
“Para vetes kemi një afat kushtetues që po afron. Shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare unë besoj se nuk është opsion. Zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit, kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo të lehta.”, u shpreh Kurti.
