Oklahoma fillon bindshëm mbrojtjen e titullit, Detroiti zhgënjen në ndeshjen e parë në “play-off”

20.04.2026 13:43

Skuadra e Orlando Magic, natën mes të dielës dhe të hënës...

Skuadra e Orlando Magic, natën mes të dielës dhe të hënës në ndeshjen e parë të “play off-it”  në transfertë me 112:101 e mundi Detroit Pistons.

Skuadra e tetë në renditjen e Konferencës së Lindjes, Orlando deri tek kjo fitore me 39 pikë të shënuara u drejtuan  nga Paolo Bankero.

Në radhët e Detroit Pistons, më I spikaturi Kejd Kaningem po ashtu shënoi 39 pikë, që paraqet rekord të tij në ndeshjet e “play off-it”.

Kështu Detroiti, me këtë humbje ka vazhduar serinë më të gjatë negative në eliminume. Këta kanë 11 ndeshje të humbura në terren vendas. Këta nga viti 2008, nuk kanë shënuar fitore në terren të tyre.

Në ndeshjet e tjera kampionët në fuqi Oklahoma City, me fitore ka nisur mbrojtjen e titullit të kampionit. Këta në terren vendas në çerekfinalen e parë play off në Konferencën e Perëndimit me 119:84 e mundën Phoenix Suns.

Ishte kjo një ndeshje e dominuar nga kampionët në fuqi, ku u dallua Alexander Shai me 25 pikë. Në anën e kundërt  me 23 pikë ishte Devin Buker. 

Në Perëndim, skuadra e san Antonio mundi 111-98 Portland, duke e nisur mbarë fazën play off. Në ndeshjen e parë çerekfinale nuk zhgënjen ekipi i Boston Celtics, që mundi 123-91 Philadelphia. (Safet Ademi, TVM2)