Botë

Greqi, 13-vjeçarja bie nga lartësia në shkollë dhe përfundon në gjendje të rëndë

20.04.2026 13:51

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Greqia, aty ku një fëmijë ka rënë nga lartësia gjatë kohës kur ndodhej në shkollë...

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Greqia, aty ku një fëmijë ka rënë nga lartësia gjatë kohës kur ndodhej në shkollë. Raportohet se 13-vjeçarja ka pësuar dëme të rënda shëndetësore.
 
Pas ndihmës së parë ai është shtruar në gjendje të rëndë në spital, pasi ka rënë nga kati i dytë i shkollës së mesme të 7-të të Chaidarit.
 
Brenda 4 minutash, në vendngjarje mbërriti një njësi e shërbimit të urgjencës mjekësore, fëmija u dërgua në “Attikon”, pa ndjenja, u intubua dhe më pas u transferua në “Spitalin e Fëmijëve”.