Gjorçe Petrovi e fiton kupën në hendboll për femra, Vardari fitoi trofeun e 18-të të kupës

20.04.2026 14:22

Vardar 1961 është fituesi i Kupës së Maqedonisë...

Vardar 1961 është fituesi i Kupës së Maqedonisë në hendboll për meshkuj pas fitores kundër Ohrit  me rezultat 24:23 në finale dramatike të zhvilluar në Strumicë. Shkupjanët në pjesën e parë kishin avantazhin 13:12, por në fraksionin e dytë Ohri, bëri epërsinë +3 gola. Vardari në fund luajti më qetë dhe fitoi trofeun e garës më masovike në hendbollin vendor.

 Hendbollisti slloven nga radhët e Vardarit, Jaka Malush, është dalluar me paraqitjen e tij mbresëlënëse dhe është shpallur lojtari më i vlefshëm i turneut. Ai në finale në dy ndeshjet përfundimtare shënoi 17 gola.

Gjorçe Petrovi e fiton kupën  në hendboll për femra

Gjorçe Petrovi në konkurrencën e femrave ka fituar Kupën e Maqedonisë në hedboll. Kjo pasi në ndeshjen e fundit të turneut Final 4 ka mposhtur befasinë më të madhe të këtijs ezoni  Spartakun me rezultat 33-30. 

Jovana Koneva e Spratakut, me 10 gola ishte më efikasja e ndeshjes finale. Për skuadrën e nga paralagjeja e Shkupit, ishte ky trofeu u katërt me radhë që e fiton. Spartaku, që bëri befasinë më të madhe në këto gara në gjysmëfinale eliminoi skuadrën e Çairit. (Safet Ademi, TVM2)