Pesë xhiro deri në fund, Vardari dhe Shkëndija nuk heqin dorë nga titulli
Vetëm edhe pesë xhiro kanë mbetur për t’u zhvilluar...

Vetëm edhe pesë xhiro kanë mbetur për t’u zhvilluar në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll deri në fund të edicionit garues 2025/26. E kur jemi në këtë pikë të sezonit, kur kemi 15 pikë në lojë shumë gjëra janë të paqarta, si në luftën për titull, ashtu edhe në atë për mbetje direkte në LPFM, apo për të luajtur në “play off” me skuadrën e cila do vijë si e dyta në renditjen përfundimtare të LDFM-së.
Sa i përket titullit, lufta e madhe po vazhdon ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës, pasi dallimi në pikë pas 28 javëve është vetëm 1 pikë me shkupjanët kryesues të renditjes me 68 pikë.
Duke pasur parasysh faktin se shum njohës të rethanave në futbollit vendor parashikojnë që çështja e kampionit të vendoset në përballjen e këtyre dy skuadrave mes vete në Shkup, do themi se Vardari në këtë sezonë ka 11 fitore në terren vendas, ndërsa Shkëndija, në anën e kundërt në terren mysafir ka po 11 fitore.
Sa i përket mbijetesës, Shkupi tashmë është përshëndetur nga elita e futbollit vendor, ndërsa kur kemi në lojë 15 pikë maksimale në luftë për “play off” apo mbetje direkte në elitë mbeten nga pozita e 6-të ku është Bashkimi me 37 pikë e deri tek e 11-ta Makedonija Gj.P me 24 pikë.
Një ringjallje të plotë në këto javë të fundit ka Rabotniçki, që në 6 ndeshjet e fundit ia ka dalë të mer 12 pikë, që e ofruan në 5 pikë larg Brerës dhe 7 nga Arsimi në pozitën e 7-të.
Sa i përket daljes në garat evropiane, Struga T.L, është favorit që po e ruan pozitën e tretë, por aty është edhe Sileksi që po lufton për ta kapur këtë objektiv pasi ngec 7 pikë. Skuadra nga Kratova, mund të del në Evropë edhe përmes Kupës, pasi në ½ finale luan me Ohrin. (Safet Ademi, TVM2)
