Maqedoni

Mot i ndryshueshëm me reshje të herëpashershme shiu

21.04.2026 08:49

Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, lokalisht më të dendura....

Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, lokalisht më të dendura. Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me reshje të shkurtra intensive, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperatura minimale do të lëvizë nga 3 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja nga 14 deri në 21 gradë.
 
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.