Maqedoni
Trafiku zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa
21.04.2026 09:11
Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar....

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.
Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lumenj dhe gryka, ku ekziston mundësi për rrëshqitje gurësh. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
