Maqedoni

Sot në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione

21.04.2026 09:29

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisione...

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje Komisioni për Financim dhe Buxhet dhe Komisioni i Përhershëm Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Po ashtu, Komisioni Parlamentar për Çështje Evropiane do të zhvillojë një sesion ku do të prezantohen gjetjet kryesore nga raportet vjetore për vitin 2025 të Komunitetit Ndërkombëtar – Komuniteti i Transportit.
 
Para anëtarëve të Komisionit për Financim dhe Buxhet janë: Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa në Prokurimet Publike për vitin 2025, Programi vjetor i punës për vitin 2026, Plani strategjik për vitin 2026 dhe Plani financiar për vitin 2026 i këtij komisioni.
 
Në rend dite të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve janë: Raporti vjetor për punën e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi për vitin 2025, Raporti vjetor për punën e Byrosë për Përfaqësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024, Raporti vjetor për punën e Komisionit Ndërresor për Zbatimin e Vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024, si dhe Raporti vjetor për punën e Komisionit për Kompensim Financiar të Viktimave të Veprave Penale me Dhunë për vitin 2024.
 
Klubi për çështje dhe politika rinore në Kuvend do të mbajë takim me përfaqësues të Westminster Foundation for Democracy.