Maqedoni

Ndërprerje e përkohshme e Portalit Kombëtar për e-shërbime

21.04.2026 09:58

Disa shërbime të portalit kombëtar për shërbime elektronike uslugi.gov.mk janë përkohësisht të padisponueshme....

Ministria për Transformim Digjital informon publikun se, për shkak të arsyeve teknike dhe aktiviteteve në vijim për përmirësimin e pajisjeve, disa shërbime të portalit kombëtar për shërbime elektronike uslugi.gov.mk janë përkohësisht të padisponueshme.
 
Po punohet aktivisht për eliminimin e pengesave dhe rikthimin në funksion të të gjitha shërbimeve, gjë që pritet të realizohet shumë shpejt.
 
Qytetarët do të njoftohen në mënyrë shtesë dhe me kohë menjëherë pas rikthimit të plotë të disponueshmërisë së shërbimeve.
 
Ministria për Transformim Digjital falënderon qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin.