Maqedoni
Tetovë, projekti i USAID-it për biznese të vogla
08.06.2015 19:04
Motrat Asani janë fituese të idesë më të mirë të biznesit në garën e organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore...

Motrat Asani janë fituese të idesë më të mirë të biznesit në garën e organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore në bashkëpunim me Fondin për Mbështetje të Grave dhe të Rinjve Sipërmarrës.
Gara është pjesë e projektit të USAID-it për zgjerimin e bizneseve të vogla, në bashkëpunim me shoqatat për zhvillim rural. Projekti i tyre ka të bëjë me ngritjen e një qendre për fëmijë për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë pengesat eventuale me të cilat përballen gjatë shkollimit.
“Shkolla jonë do të jetë një qendër e cila do të ofrojë dituri, edukim, mësim fëmijëve të shkollës fillore prej klasës së parë deri në të pestën. Kurset do të jenë grupore dhe individuale dhe do të bëhet një skeminim 360 shkallë të fëmijëve, të shihet se ku kanë pengesa ku kanë vështirësi dhe t’ju ndihmohet atyre të kapërcejnë këto pengesa dhe normalisht të arrihet suksesi, por ajo që ne pretendojmë është që ata të vetëaftësohen, që në të ardhmen të zhvillohen dhe të arrijnë caqet e tyre”- deklaroi fituesja e idesë më të mirë për biznes, Rinita Asani.
Projekti ka si qëllim të ndihmojë sidomos sipërmarrëset e reja femra në rajonin e Pollogut, por edhe të rinjtë e tjerë, që të mund të realizojnë idetë e tyre.
“Në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Biznesit, në bashkëpunim me USAID-in u realizuar takimi final për të përcaktuar fituesit në një projekt që mbështet me fonde të vogla, realisht të vogla, sidomos për rastet femra dhe të rinjtë. Siç e dini, në rajonin tonë dy kategoritë më të prekura nga papunësia janë femrat dhe të rinjtë. Projekti me të cilin USAID-i dhe ne mbështetëm ishte pikërisht për të ardhur në ndihmë ideve të reja të sipërmarrësve të rinj femra dhe të rinjve në rajonin e Pollogut”- tha dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, prof.dr.Stefan Qiriçi.
Fitueset e kësaj gare fituan grand për fillimin e biznesit personal prej 3000 dollarëve, të cilat do t’i përdorin për fillin e realizimit të projektit të tyre.
VISAR SADIKI
