Kupa e Maqedonisë, të dyja gjysmëfinalet transmetohen në TVM2
21.04.2026 11:22
Gara më masovik e futbollit vendor (Kupa e Maqedonisë) hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni...

Gara më masovik e futbollit vendor (Kupa e Maqedonisë) hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale. Katër skuadrat e mbetura në garë do të zbresin në fushë për të hedhur hapin e parë drejt finales së madhe të kompeticionit. Në ½ finale e parë Ohri do të presë Sileksin, në stadiumin buzë liqenit. Dy skuadrat do të kërkojnë të shfrytëzojnë maksimalisht ndeshjen e parë për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales. Kjo ndeshje do të nis në ora 12:00 dhe do të mund ta ndiqni në transmetim direkt në TVM2.
Në gjysmëfinalen tjetër. Në stadiumin e qytetit në Tetovë, do përballen dy Shkëndijat, ajo e Tetovës dhe Haraçinës, në një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar. Të dy ekipet synojnë të sigurojnë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë për të krijuar avantazh përpara përballjes së kthimit. Kjo ndeshje do të nis në ora 15:30 gjithashtu edhe ky takim eksluzivisht vjen në programin e TVM2. Ndeshjet e kthimit do të përcaktojnë dy skuadrat finaliste që do të luftojnë për trofeun e Kupës së Maqedonisë.
Tenisti Carlos Alcaraz dhe Arina Sabalenka, janë shpallur “Sportist të Vitit”, ndërsa çmimi për skuadrën më të mirë i ka takuar kampionit evropian në futboll PSG. Lamine Yamal është shpallur “Sportisti i Ri i Vitit”, në ceremoninë e zhvilluar në Madrid. (Gazetar: Safet Ademi)
