Vebmanja mbrojtësi më i mirë në NBA, Klivlendi avanson me 2:0

21.04.2026 11:26

Clevelandi në natën mes të hënës dhe të martës mori një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Toronto Raptors me rezultatin 115-105..

Clevelandi në natën mes të hënës dhe të martës mori një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Toronto Raptors me rezultatin 115-105, duke çuar serinë e fitore në 2-0. Donovan Mitchell ishte lideri në parket me 30 pikë, duke i ndihmuar skuadrës së tij të bëjë një hap drejt ½ finales së Konferencës së Lindjes, ndërsa James Harden kontribuoi me 28 pikë, duke bërë diferencën në momentet kyçe. Tek skuadra e Torontos, më I mirë se të tjerët ishte Skoti Barns, që takimin e mbylli me 26 pikë të shënuara. Ndeshja e radhës do të luhet me 24 prill në Toronto.
 
Në ndeshjet e tjera:- Surpriza më e madhe erdhi në Perëndim, ku sot Minnesota Timberwolves triumfuan 119-114 në transfertë ndaj Denverit. Seria e fitoreve tashmë është në barazim 1-1. Ndërsa në New York, vendasit u ndëshkuan në sekondat e fundit nga Atlanta Hawks, që fituan 107-106 dhe barazuan serinë në 1-1.
 
Ndërsa Ylli i San Antonio Spurs, Victor Wembanyama, u bë lojtari i parë që u emërua unanimisht Lojtari Mbrojtës i Vitit në NBA. Çmimi për lojtarin më të mirë mbrojtës u krijua në vitin 1983 dhe askush nuk ka fituar 100 përqind të votave që atëherë. Votuesit i dhanë Wembanyamës maksimumin prej 500 pikësh. Basketbollisti francez kryesoi ligën në bllokime (3.1 për ndeshje) për sezonin e tretë radhazi, dhe në moshën 22 vjeç e 98 ditë ai u bë fituesi më i ri i këtij çmimi. Wembanyama është gjithashtu kandidat për çmimin MVP. (Gazetar: Safet Ademi)