16-vjeçari Osmani, fiton titullin me Bayern
21.04.2026 11:30
Bayern fitoi titullin kampion në Gjermani, disa javë përpara fundit....

Bayern fitoi titullin kampion në Gjermani, disa javë përpara fundit. Në skuadrën bavareze luan edhe Erblin Osmani, mesfushori 16-vjeçar nga Gjilani, i cili luajti vetëm në një ndeshje në këtë sezon. Ai u aktivizua 4 minuta, në fitoren ndaj Union Berlin. Pavarësisht se ka luajtur kaq pak, aq ka mjaftuar që Osmani të futet në listën e kampionëve.
“Dhe më pas janë lojtarët që kanë ardhur nga sistemit i të rinjve të Bayernit dhe kanë shijuar për herë të parë futbollin profesional këtë edicion, të cilin e përfundojnë me trofe”, ka shkruar Bayerni, me këta të fundit që kanë përfshirë edhe imazhin e Osmanit në posterin e atyre që e kanë fituar titullin. Për Osmanin, ky është titulli i parë në karrierë.
