Botë
Trampi i shkruan Vjosa Osmanit: Bëtë histori!
21.04.2026 11:55
Presidenti amerikan Donald Tramp i ka dërguar një letër Vjosa Osmanit, pas largimit nga detyra.....

Presidenti amerikan Donald Tramp i ka dërguar një letër Vjosa Osmanit, pas largimit nga detyra. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e përgëzon ish-presidenten e Kosovës duke nënvizuar admirimin e tij për “lidershipin e guximshëm dhe vendimtar”.
“Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore, veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë.”, lexohet në letrën e shpërndarë nga Vjosa Osmani.
Gjithashtu, Trampi vlerësoi se ish-presidentja e Kosovës po lë pas një trashëgimi të rëndësishme për vendin, Ballkanin dhe Evropën. Për këtë letër mirënjohëse është shprehur edhe Osmani. “Falënderoj presidentin Tramp për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe presidenti i ShBA-së në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.”, shkroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
