Botë
Zelenski: Tërheqja e ushtrisë ukrainase, disfatë strategjike
21.04.2026 12:15
Tërheqja e ushtrisë ukrainase nga Donbasi do të ishte një disfatë strategjike për Kievin...

Tërheqja e ushtrisë ukrainase nga Donbasi do të ishte një disfatë strategjike për Kievin, deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski. Sipas tij, një hap i tillë do të dobësonte mbrojtjen dhe pozicionet e Forcave të Armatosura, duke përfshirë fortifikimet dhe vijën e frontit.
Sigurisht, nga një këndvështrim strategjik, kjo është një disfatë për ne, theksoi Zelenski. Ai bëri thirrje gjithashtu që të mos krijohet një sensacion mbi vizitën e paralajmëruar më parë, por ende të parealizuar, në Kiev nga i dërguari i posaçëm i presidentit të ShBA-së, Stiv Uhitkoff, dhe Xhared Kushner.
“Pala ukrainase është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ata kanë nevojë për këtë, jo ne.”, tha Zelenski.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se udhëheqësi amerikan Donald Tramp nuk mund të veprojë si garant i sigurisë së Ukrainës, pasi të përfundojë lufta me Rusinë, sepse mandati i tij në detyrë është i kufizuar.
