Botë

Një fëmijë pesëvjeçar ka humbur jetën në zjarr në lagjen e egër rome në Lil

08.06.2015 19:29

Një fëmijë pesëvjeçar ka humbur jetën sot në një zjarr që kaploi gjashtë rimorkio-karvane nga një lagje të egër rome në qytetin francez Lil, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Parisi...

Ekipet e shpëtimit dhe njësitë e zjarrfikësve kanë arritur shpejt në vendin e ngjarjes, me ç'rast nga familja u informuan se mungon njëri nga fëmijët.
 
Gazeta rajonale "La Voa di Nord" raportoi se pas shuarjes së zjarrit, ekipet e shpëtimit në mbetjet e djegura gjetën trupin e djalit pesëvjeçar.
 
Zjarrfikësit konstatuan se shkaku i zjarrit ishte një shpërthim në një nga rimorkiot.
 
Kryetari i komunës Lil vizitoi vendin e fatkeqësisë, duke thënë se është i tmerruar nga ngjarja.
 
Familjet të cilët nga zjarri mbetën pa vendbanim u evakuuan në vende të sigurta.
 
Sipas gazetës "20 Minut" në lagjen e egër kanë jetuar 25 familje, të vendosur mes dy rripave të qarkores periferike rreth qytetit Lil./mia