Maqedoni

Fakulteti i Filozofisë “Shën Klimenti i Ohrit”, konstatohen lëshime në studimet pasdiplomike

21.04.2026 14:25

Në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup janë konstatuar parregullsi...

Në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup janë konstatuar parregullsi në procedurat e regjistrimit të studentëve në studimet master dhe të doktoraturës, njoftoi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska. Sipas saj, për rastin është informuar Inspektorati Shtetëror i Arsimit, i cili ka dhënë udhëzime për institucionin në drejtim të ndërmarrjes së veprimeve përkatëse.
 
“Janë konstatuar lëshime në Fakultetin e Filozofisë, por jo në regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve, por në regjistrimin në ciklin e dytë dhe të tretë, përkatësisht në studimet pasdiplomike. Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka vepruar dhe e ka njoftuar fakultetin, i cili duhet të veprojë në përputhje me udhëzimet e dhëna. Në fund, unë si ministre do të marr vendimin përfundimtar.”, - deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.