Maqedoni
Shënohet Dita kombëtare e migrenës, "Migrena është më shumë se dhimbje koke"
21.04.2026 15:02
Çdo i shtati njeri vuan nga migrena dhe në vend ka mbi 200 pacientë që marrin terapi më bashkëkohore...

Çdo i shtati njeri vuan nga migrena dhe në vend ka mbi 200 pacientë që marrin terapi më bashkëkohore që aplikohet në ambulancën specialistike në Klinikën e Neurologjisë, u theksua me rastin e shënimit të ditës kombëtare të migrenës nën moton "Migrena është më shumë se një dhimbje koke", në organizim të Shoqatës Neurologjike Maqedonase dhe Klinikës së Neurologjisë. Organizatorët theksuan se shënimi i kësaj dite synon të informojë publikun rreth ndikimit të migrenës në cilësinë e jetës dhe rëndësisë së diagnozës në kohë dhe trajtimit të duhur.
“Vet terapia aplikohet në klinikën tonë dhe ne për këtë vit kemi planifikuar dhe siguruar rritjen e terapisë për 70 pacientë, por nëse paraqitet nevoja që numri të rritet, pacientët kanë opsion shtesë për trajtimin e migrenës, sepse bëhet fjalë për popullatë që punon dhe me dhimbje të migrenës vështirë që mundet. Qendrat nuk janë në gjendje që çdo ditë t’i mbulojnë këta pacientë.”, - deklaroi drejtori i Neurologjisë, Jovan Bozhinovski.
“Migrena i përfshin të gjitha moshat, por më shumë nga mosha 25 deri në 55 vjeç. Tre herë më shumë migrena është tek gratë dhe ndikon më shumë faktori hormonal. A ekziston migrena tek mosha e fëmijërisë, normalisht se ekziston. Më herët është menduar se në menopauzë largohet kjo sëmundje, por nuk është e vërtetë se ekziston edhe tek moshat e shtyra, kështu që askush nuk është I kursyer nga migrena. Terapia ndahet për ndërprerjen e sulmit nga migrena akute kur paraqitet ose nëse dikush ka sulme të shpeshta u jepet terapi preventive që fare mos t’u paraqiten sulmet dhe këtu është përparimi i madh që viteve të fundit ekziston në botë.”, - theksoi kryetarja e Shoqatës Neurologjike, Emilija Cvetkovska.
Mjekët apelojnë pacientët që kanë kokëdhimbje të madhe të bëjnë kontrolle dhe të vërtetojnë, nëse kanë migrenë ta trajtojnë me terapi adekuate dhe më bashkëkohore.
VLORA LATIFI TOPOJANI
