Maqedoni

Klekovski: Nuk ka qytetarë pa sigurim shëndetësor

21.04.2026 15:15

Në vend nuk ka kategori qytetarësh të pambuluar nga sigurimi shëndetësor....

Në vend nuk ka kategori qytetarësh të pambuluar nga sigurimi shëndetësor, pasi ligji parashikon baza të ndryshme për përfshirje të plotë, deklaroi drejtori i FSSh-së, Sasho Klekovski. Sipas tij, edhe personat pa të ardhura sigurohen përmes një programi të Ministrisë së Shëndetësisë që mbulon kontributet e tyre. Aktualisht, sipas të dhënave, janë të siguruar rreth 1.836.000 qytetarë, prej të cilëve 470.000 nuk kanë të ardhura.
 
“Nuk kemi kategori që nuk janë të mbuluara, por ka probleme me sigurimin shëndetësor në raste individuale dhe po punojmë për këtë. Grupi i punës i Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave, Zyrës së të Ardhurave Publike dhe Fondit, po shqyrton këto kritere për ata 470.000 persona. Këtu kemi dy lloje problemesh, së pari për personat që kanë dhënë ose marrë menjëherë një pushim nga puna dhe si të sigurohet tranzicioni dhe së dyti, personat që fitojnë të ardhura të paregjistruara, pra punojnë në ekonominë gri në vend ose që fitojnë të ardhurat e tyre jashtë vendit. Këta persona nuk duhet të sigurohen me sigurim shëndetësor falas.”, - deklaroi drejtori i FSSh-së, Sasho Klekovski.
 
Nga Fondi Shëndetësor po ashtu  theksuan  se është e mundur që të ketë persona të vdekur që janë mbajtës të sigurimit shëndetësor dhe nëpërmjet tyre të sigurohen edhe anëtarë të tjerë të familjes.
 
“Po, koordinohemi me Zyrën e Regjistrimit Civil se si të përmirësojmë komunikimin në mënyrë që pastrimi i sigurimit shëndetësor nga persona të tillë të jetë i rregullt. Grupi i dytë ku është e mundur të ketë sigurim shëndetësor të panevojshëm është në grupin e personave që nuk gjenerojnë të ardhura.”, - theksoi drejtori i FSSh-së, Sasho Klekovski. 
 
Ai gjithashtu përmendi një aktivitet të udhëhequr nga Ministria e Politikës Sociale, i cili synon të ofrojë një bazë të veçantë ligjore për njerëzit që kanë angazhime fleksibil pune - nga njerëzit që shpërndajnë ushqim deri te të ashtuquajturit "freelancerë", në mënyrë që ata të mos shfaqen në baza të tjera që kanë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI