Maqedoni

Gjykata Penale, shpalosen mesazhet e Tatjana Dimitrovskës

21.04.2026 15:40

Ka vazhduar gjykimi ndaj ish-kryetares së Komisionit Shtetëror për Antikorrupsion, Tatjana Dimitorvska...

Ka vazhduar gjykimi ndaj ish-kryetares së Komisionit Shtetëror për Antikorrupsion, Tatjana Dimitorvska, e cila akuzohet për zbulim të sekretit zyrtar dhe falsifikim kompjuterik. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit para gjykatës lexoi mesazhet që Dimitrovska kishte shkëmbyer me revizorin Mile Stolevski, në ditën kur, sipas aktakuzës, ai në vend të saj kishte dhënë testin për marrjen e certifikatës së sigurisë. Komunikimi përfundoi me një dokument PDF të dërguar te Dimitrovska një certifikatë e lëshuar në mënyrë elektronike nga Drejtoria për Sigurinë e Informacioneve të Klasifikuara, në emrin e saj. Në të njëjtën kohë, u prezantuan edhe mesazhe nga një e akuzuar tjetër në këtë rast, Biljana Petrovska-Mandeva, e punësuar në TEC “Negotinë”. Prokuroria thotë se posedon dëshmi të forta për ta mbrojtur aktakuzën.
 
“Vlerësojmë se Prokuroria me paraqitjen e këtyre dëshmive dëshmoi se realisht personi Mile është inkuadruar ne uebsajtin në mënyrë të paautorizuar, i jep të dhënat me emër dhe për llogari të tjetërkujt. Në prokurori në periudhën kur këmbeheshin porositë është udhëhequr fazë parahetimore.”, - deklaroi prokurori, Faton Azizi.
 
Sipas mbrojtjes, Prokuroria nuk ka argumente juridike të dëshmojë veprën.
 
“Atë që e pamë sot nuk paraqet veprim që mund të ngrihet në nivelin e inkriminimit, këtë e kam thënë disa herë. Atë që e pamë sot nuk paraqet vepër penale, ato janë informacione të këmbyera mes veti që nuk paraqesin ndalesë, konkretisht bëhet fjalë për kuiz test.”, - theksoi avokati, Vladimir Tufekgjyq.
 
Prokuroria pretendon se ajo përmes mesazheve e kishte informuar ish-drejtorin e TEC “Negotinës”, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në rastin “Aditiv”, se ishte hapur hetim për furnizimin me mazut. Pavarësisht provave të paraqitura, Dimitrovska, Stolevski dhe Mandeva deklaruan se nuk ndihen fajtorë. 
 
FLORIJE KAMBERI