Maqedoni
Parashikimi i motit
22.04.2026 08:57
Mot i ndryshueshëm me reshje lokale të herëpashershme shiu...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu, më të dendura në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga rreth 1 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë ndërmjet 10 dhe 15 gradë, që paraqet rënie të ndjeshme krahasuar me ditët e mëparshme.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
