Maqedoni
Kryeministri Mickoski në vizitë zyrtare në Vjenë
22.04.2026 09:06
Mickoski në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, realizoi takim me përfaqësues të diasporës maqedonase....

Kryeministri Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, realizoi takim me përfaqësues të diasporës maqedonase. U diskutua për sfidat me të cilat përballet shteti, por edhe për mundësitë për zhvillimin e tij. Kryeministri i ftoi mërgimtarët të mendojnë për kthim, investim dhe përfshirje më aktive në proceset ekonomike. Ai theksoi se qeveria po punon për krijimin e një klime të qëndrueshme dhe të parashikueshme biznesi, me qëllim nxitjen e investimeve të reja.
Mickoski theksoi gjithashtu rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve me Austria, duke vlerësuar se ekziston një bazë e fortë për bashkëpunim më të madh ekonomik ndërmjet dy vendeve. Ai nënvizoi se diaspora është pjesë e pandashme e shtetit dhe se mbështetja e saj është kyçe për zhvillimin e mëtejshëm.
Në kuadër të vizitës, ai do të zhvillojë takim edhe me kancelarin austriak Christian Stocker.
