Maqedoni
Shënimi i Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit – 23 Prill
22.04.2026 09:26
Kuvendi sot organizon një ngjarje “Lexo mes rreshtave”...

Me rastin e 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, Kuvendi sot organizon një ngjarje “Lexo mes rreshtave”, kushtuar librit si vlerë e përhershme, burim frymëzimi dhe hapësirë për dialog ndërmjet përvojave të ndryshme, brezave dhe horizonteve shoqërore.
Në ngjarje, siç është paralajmëruar, do të lexohet një mesazh kombëtar me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit.
Është paraparë gjithashtu që deputetë të mbajnë fjalime me temë: Libri që ka lënë gjurmë, pas së cilës do të pasojnë pyetje dhe diskutim me studentë.
