Maqedoni

Seancë e re gjyqësore për rastin “Puls”

22.04.2026 09:41

Seancë e re në sallën e gjyqit në Idrizovë për rastin “Puls”...

Seancë e re në sallën e gjyqit në Idrizovë për rastin “Puls” ku duhet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve të prokurorisë. 
 
Në seancën e mëparshme, nga mbrojtja e pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan, u kërkua heqja e paraburgimit efektiv dhe miratimi i arrestit shtëpiak. Atij iu përkeqësua gjendja gjatë seancës kryesore, ndërsa pas kontrollit nga ndihma e shpejtë mjekësore, gjykata u njoftua se ai mund ta ndjekë gjykimin.
 
Ish-sekretari komunal Aleksandar Josifov, nga ana tjetër, deklaroi se gjatë mandatit të tij nuk ka pasur paraqitje apo ankesa kundër “Puls”.