Botë

Obama: SHBA do të ndihmojë më shumë Irakun

08.06.2015 21:49

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ende “strategji të plotë” për të ndihmuar Irakun në rikthimin e territorit nga Shteti Islamik (IS), ka thënë presidenti Barack Obama...

Ai ka thënë se Pentagoni është duke rishikuar mënyrat për të ndihmuar më shumë Irakun dhe për të pajisur forcat e tij.
 
Obama, megjithatë, ka theksuar se angazhimi i plotë duhet të bëhet nga vetë irakianët.
 
Presidenti amerikan i ka bërë këto komente në Gjermani, pas samitit të liderëve të G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuara.
 
Shteti Islamik ka shënuar fitore në Irak, pavarësisht sulmeve ajrore të koalicionit që udhëheq SHBA-ja.
 
Në muajin maj, militantët kanë kapur Ramadin, kryeqytetin e provincës më të madhe irakiane, Anbar.
 
Në Siri, ata po ashtu kanë marrë kontrollin e qyteteve Tadmur dhe Palmira./evropaelire