Maqedoni
Ligji për shfuqizimin e qeverisë teknike sot në Kuvend
22.04.2026 10:03
Kuvendi do ta mbajë seancën e 98-të...

Kuvendi do ta mbajë seancën e 98-të, në rendin e ditës të së cilës janë disa pika, ndër to edhe propozim-ndryshimet ligjore të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, me të cilat krijohen kushte për eliminimin e arsyeve objektive për shkak të të cilave u vendos modeli i qeverisë kalimtare, përkatësisht qeverisë teknike.
Propozimi për shfuqizimin e qeverisë së Përzhinës është dorëzuar në Kuvend dhe sot është para deputetëve. Do të ketë efekt të shtyrë, që do të thotë se do të vlejë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Nga Qeveria vlerësojnë se modeli ekzistues krijon komplikime shtesë politike dhe administrative, ndërsa me zgjidhjen e re pritet stabilitet dhe vazhdimësi më e madhe në funksionimin e institucioneve.
LSDM me reagim se "ata po përgatiten për zgjedhje dhe duan ta shfuqizojnë qeverinë teknike në një mënyrë tinëzare".
“Çdo përpjekje për shfuqizimin e qeverisë teknike është sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe ne do të kundërshtojmë”, thonë Social-Demokratët.
