Maqedoni

Sot seancë e Këshillit Gjyqësor

22.04.2026 10:25

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 541-të...

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 541-të, në rendin e ditës së së cilës janë disa pika, ndër to edhe raporti vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2025 dhe raporti për vlerësimin e jashtëzakonshëm të punës së gjyqtarëve si kandidatë për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Administrative.
 
Këshilli, gjithashtu, do të shqyrtojë edhe parashtresa dhe ankesa të paraqitura nga qytetarët dhe personat juridikë për punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave.
 
Si pikë e fundit e rendit të ditës është edhe formimi i komisioneve të raportuesve për kërkesat për përcaktimin e përgjegjësisë së një gjyqtari/kryetari të gjykatës.