Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa
22.04.2026 10:45
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa, informon LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.
Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër pellgje, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
