Maqedoni
Seancë e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini
22.04.2026 11:11
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet seancë e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini....

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet seancë e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
Pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit është Propozim-vendimi për mbajtjen e debatit publik mbi Raportin përfundimtar të revizionit të performancës me temë zbatimi i Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit), me fokus në shërbimet e specializuara për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, nga Enti Shtetëror i Revizionit.
