Botë

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare Iraniane godet një anijë e tretë me flamur të Panamasë

22.04.2026 12:47

Anija e tretë u godit në Ngushticën e Hormuzit mëngjesin e sotëm, duke rritur akoma më shumë tensionin në Gjirin Persik....

Anija e tretë u godit në Ngushticën e Hormuzit mëngjesin e sotëm, duke rritur akoma më shumë tensionin në Gjirin Persik.
 
Një anije e tretë mallrash është sulmuar ndërsa po përpiqej të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit, tha për BBC Verify, firma e inteligjencës detare, Vanguard.
 
Anija, MSC Francesca me flamur të Panamasë, u shënjestrua rreth gjashtë milje detare larg brigjeve të Iranit, ndërsa po shkonte drejt jugut nga Ngushtica dhe në Gjirin e Omanit.
 
Vanguard thotë se MSC Francesca u godit nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe “u udhëzua të hidhte spirancën”. Anija ka raportuar “dëme në trup dhe në bord”, teksa aktualisht nuk ka informacione të mëtejshme.