Maqedoni

Ligji për përfaqësim, Sali: Ne jemi garantues dhe do të zbatohet

22.04.2026 15:18

Sali thotë se Qeveria është garantues i Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe se i njëjti do të respektohet dhe zbatohet....

Zëvendëskryeministri Bekim Sali thotë se Qeveria është garantues i Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe se i njëjti do të respektohet dhe zbatohet. 

“Garantues për këtë jemi ne, domethënë se ligji do të respektohet dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat do të implementohet në sistemin administrativ të këtij shteti. Natyrisht ligji parasheh formimin ose krijimin e akteve nënligjore, me të cilat në raste nevoje mund të miratohen dhe mbas asaj të veprohet në të ardhmen. E dini se në ligj është paraparë formimi i një trupi koordinativ, që do ta udhëheqë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë  dhe do të jenë të kyçur më tepër ministra, kështu që niveli më i lartë i udhëheqësisë shtetërore do të jetë i kyqur në implementimin e kësaj politike. Kështu që mbetet pas miratimit të ligjit që ta ndjekim dhe do të përcjellim se si do të zhvillohet politika e tillë.”,  - tha zëvendëskryeministri, Bekim Sali.