Maqedoni
Aksident në rrugën Kumanovë Shkup, lëndohet shoferi grek I një kamioni bullgar
09.06.2015 14:27
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Kumanovë – Shkup në afërsi të fshatit Agino Sello...

jë kamion me targa bullgare i drejtuar nga një shtetas grek ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Sipas informacioneve të para nga sektori kirurgjik në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, shtetasi i huaj ka marrë lëndime trupore, por është jashtë rrezikut për jetë.
Pas kësaj fatkeqsie, komunikacioni në rrugën Kumanovë–Shkup është ndërprerë për mjetet e rënda transportuese dhe autobusët.
Në vendngjarje kanë dalë ekipet e MPB-së që po hetojnë shkaqet e aksidentit.
