Maqedoni

Ligji për përfaqësim, Sali: Ne jemi garantues, dhe do të zbatohet

22.04.2026 20:39

Zëvendëskryeministri Bekim Sali thotë se qeveria është garantues i ligjit...

Zëvendëskryeministri Bekim Sali thotë se qeveria është garantues i ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat dhe se i njëjti do të respektohet dhe zbatohet. 
 
“Garantues për këtë jemi ne, se ligji do të respektohet dhe përfaqësimi I drejtë dhe adekuat do të implementohet në systemin administrativ të këtij shteti. Natyrishtë se ligji parasheh krijimin e akteve nënligjore me të cilat në rast të nevojës do të mund të miratohen dhe në bazë të asaj të veprohet në të ardhmen. E dini se në ligj është paraparë formimi I një trupi kordinativ të cilën do ta udhëheq Zv/Kryeministri I parë i Qeverisë, dhe aty do të jenë të kyqyr edhe më shumë ministra, kështu që niveli më I lartë I udhëheqësisë shtetërore do të jetë I kyqyr në implementimin e kësaj politike. Kështuqë mbetet që pas miratimit të ligjit, do ta ndjekim, dhe do të përcjellim se si do të zhvillohet politika e tillë”, deklaroi zëvendëskryeministri i RMV- së, Bekim Sali.