Maqedoni
Parashikimi i motit
23.04.2026 08:50
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në pjesët lindore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga rreth -2 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 12 deri në 18 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.
