Maqedoni
Komunikacioni në rrugë zhvillohet pa pengesa, në disa vende me rrugë të lagështa
23.04.2026 09:07
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në disa vende me rrugë të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër pellgje, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 15 prilli, aksi rrugor Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë është i hapur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve deri në 3,5 tonë.
