Maqedoni
Debat në Kuvend për zbatimin e masave institucionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje
23.04.2026 10:40
Komisioni parlamentar për mundësi të barabarta të grave dhe burrave sot do të mbajë debat mbikëqyrës...

Komisioni parlamentar për mundësi të barabarta të grave dhe burrave sot do të mbajë debat mbikëqyrës me temë: “Zbatimi i ligjeve, politikave dhe masave institucionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, nga aspekti i mundësive të barabarta, koordinimit institucional, sfidave dhe mundësive për përmirësimin e efikasitetit të veprimit të organeve të pushtetit ekzekutiv”.
Fjalim hyrës në debatin mbikëqyrës do të mbajë kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Zhaklina Peshevska.
Sipas agjendës, në debatin mbikëqyrës do të marrin pjesë zëvendësministri për politikë sociale, demografi dhe rini Gjoko Velkovski, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska, këshilltari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë Nikola Prokopenko, drejtoresha e IP Enti për Veprimtari Sociale, Shkup, Dushanka Petrova, drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Zoran Trajçevski, Ana Avramovska-Nushkova nga Rrjeti Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, Sebajete Zenku nga Qendra për të Drejtat e Grave “Etika” Gostivar, Vesna Matevska, udhëheqëse e programit për dhunë me bazë gjinore – HERA – Asociacioni për Edukim dhe Hulumtim Shëndetësor, si dhe Maja Atanasova nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj.
