Maqedoni

U arrestua ish-kreu i FFM-së, Muhamed Sejdini, dyshohet për keqpërdorim të 700 mijë eurove

23.04.2026 11:34

Sejdini është arrestuar në një aksion të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike...

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, është arrestuar në një aksion të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike, nën dyshimet për përvetësim dhe keqpërdorim të mjeteve financiare.
 
Sipas informacioneve fillestare, Sejdini dyshohet se ka përvetësuar rreth 700 mijë euro – fonde të ndara nga UEFA për mbështetjen e federatës dhe ndërtimin e një tribune në Ohër. Nga Prokuroria konfirmojnë se bëhet fjalë për një rast të hapur dhe se hetimet janë në zhvillim.
 
“Po ndërmerren veprime të mëtejshme me urdhër të prokurorit publik, ndërsa më shumë detaje do të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave.”, thuhet në njoftim.