Botë
Bllokada ndaj Iranit, ShBA ndaloi 31 anije
23.04.2026 11:55
Komanda Qendrore e ShBA-së ka njoftuar se ka “udhëzuar 31 anije të ktheheshin në port”...

Komanda Qendrore e ShBA-së ka njoftuar se ka “udhëzuar 31 anije të ktheheshin në port”, në kuadër të asaj që e cilëson si një “bllokadë” ndaj Iranit.
Shumica e mjeteve detare të përfshira ishin cisterna nafte, të cilat kanë “zbatuar udhëzimet e ShBA-së”, duke shmangur përshkallëzimin e situatës në det. Nga ana tjetër, presidenti iranian Masud Pezeshkian e ka cilësuar këtë veprim si një nga “pengesat kryesore” në rrugën drejt “negociatave të vërteta” mes Teheranit dhe Uashingtonit, duke sinjalizuar një klimë të tensionuar diplomatike.
Ndërkohë, nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit Karolin Leavit deklaroi se presidenti Donald Tramp është “i kënaqur” me zhvillimet, duke e përshkruar bllokadën si “efektive dhe të suksesshme”.
