Botë

Japonia e Arabia Saudite dakordohen për rrugë alternative transporti

23.04.2026 12:16

Kryeministri japonez Sanae Takaiçi dhe Princi i Kurorës Saudite, Mohamed bin Salman, ranë dakord për të bashkëpunuar në transportimin e naftës...

Kryeministri japonez Sanae Takaiçi dhe Princi i Kurorës Saudite, Mohamed bin Salman, ranë dakord për të bashkëpunuar në transportimin e naftës bruto në Japoni nëpërmjet Detit të Kuq, një rrugë që anashkalon Ngushticën e Hormuzit, tha një burim qeveritar japonez.
 
Takaiçi dhe Bin Salman riafirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për të koordinuar përpjekjet për të ulur shpejt tensionet midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, raportoi Kojodo. Burimi i tha agjencisë japoneze se Arabia Saudite po bashkëpunon me Pakistanin, i cili po ndërmjetëson negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për të arritur një zgjidhje paqësore të qëndrueshme dhe se Takaiçi është informuar mbi zhvillimet e fundit.