Kulturë
"Shkupi – Kryeqendër Evropiane e Kulturës 2028", Gjorgjievski: Kultura duhet të jetë forcë lëvizëse
23.04.2026 14:23
Gjorgjievski tha se kultura duhet të bëhet një nxitës thelbësor i transformimit urban....

Në eventin ceremonial "Shkupi – Kryeqendër Evropiane e Kulturës 2028", kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha se kultura duhet të bëhet një nxitës thelbësor i transformimit urban. Sipas tij, ky titull nuk duhet të reduktohet vetëm në organizimin e ngjarjeve, por duhet të shërbejë si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.
“Çfarë do të thotë në të vërtetë për Shkupin të jetë Kryeqendra Evropiane e Kulturës? A do të thotë kjo vetëm një vit plot ngjarje? Apo, siç do të thotë për mua, diçka shumë më e thellë - një mundësi që kultura të bëhet një transformim i qëndrueshëm, një transformim publik i infrastrukturës së qytetit, një nxitës i zhvillimit urban, një mjet i kohezionit social, një burim i një ekonomie të re dhe bazë e një identiteti të ri urban.”, - deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, theksoi mbështetjen e plotë nga Qeveria dhe njoftoi rivitalizimin e Kalasë së Shkupit dhe disa hapësirave të reja kulturore në favor të qytetarëve.
“Flasim për hapësira që kanë shpirt, sikur për Kalanë e Shkupit, që mund të bëhet vend që historia nuk mbetet e mbyllur, por jeton bashkë me njerëzit, mbrojtjen e Akueduktit të Shkupit, rinovimin e Sallës Universale, gjallërimin të lokalitetit “Skupi”, si dhe krijimin e hapësirave të reja kulturore që do t'u përkasin qytetarëve.”, - theksoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.
Nga Qyteti i Shkupit theksuan nevojën për ta trajtuar kulturën si infrastrukturë publike, jo si një element dekorativ, duke shtuar se thelbi i një "qyteti të mirë" nuk qëndron vetëm në numrin e ngjarjeve, por në cilësinë e jetës.
VLORA LATIFI TOPOJANI
