Maqedoni

LPG është ulur për 5 denarë për litër, Miteva: Masat japin efekt të drejtpërdrejtë

23.04.2026 15:27

Nga mesnata, Makpetrol e uli çmimin me pakicë të gazit të lëngshëm të naftës, për 5 denarë për litër, nga 59 në 54 denarë.

Nga mesnata, Makpetrol e uli çmimin me pakicë të gazit të lëngshëm të naftës, për 5 denarë për litër, nga 59 në 54 denarë. Sipas Qeverisë, masat po japin efekt të drejtpërdrejtë në çmime. Konsiderojnë se ky nuk është një hap i izoluar, por një reagim sistemik i tregut që vjen si rezultat i një sinjali të qartë institucional dhe koordinimi.
 
“Dua të theksoj qartë se kjo ulje nuk është rezultat i një rastësie afatshkurtre e tregut, por është rezultat i analizës nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe përmes marrëveshjes dhe përgjegjësisë së marrë nga tregtarët për uljen e marzhave bruto. Kemi arritur pajtueshmëri që këto marzhe të ulen dhe të mbahen në atë nivel edhe në periudhën në vijim, që të mos kemi luhatje si ato që mund të kishim – këtë javë ulje, ndërsa javën tjetër rritje – që do të thotë se për më shumë se 10% në tregtinë me shumicë dhe për 9 deri në 10% në pakicë do të kemi ulje.”, - deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.