Maqedoni

Rregullimi profesional i infermierëve dhe akusherive, Beshlioska: Të kenë shkollim fakultativ

23.04.2026 15:57

Po përgatitet një ligj për hapjen e një fakulteti për infermier, akusher dhe fizioterapeut....

Po përgatitet një ligj për hapjen e një fakulteti për infermier, akusher dhe fizioterapeut. Propozimi është që ai të jetë pjesë e Universitetit të Manastirit, ku tashmë ekziston një shkollë e lartë profesionale për infermieri. Ministria e Arsimit pret që hapja e fakultetit do të përmirësojë kujdesin shëndetësor për popullatën. Ky propozim-ligj pritet të gjendet në procedurë parlamentare, nga institucionet theksojnë se zhvillimi në karrierë i infermiereve duhet të jetë në drejtim të edukimit të tyre fakultativ.  
 
“Zhvillimi i karrierës së infermiereve duhet të jetë në këtë drejtim, që të kenë shkollim fakultativ dhe të kenë mundësi për shkollim të mëtutjeshëm, sepse infermieret me shkollim post diplomik të specializimit të mund të ushtrojnë profesionin e profesorit në këtë fakultet.”, - deklaroi Gordana Beshlioska nga Shoqata e Infermiereve.
 
Janevska paralajmëron fakultetin për infermieri
 
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, shpreson se ligji në fjalë të kalojë shumë shpejt në seancë parlamentare, sepse kjo është metoda e vetme që do të kenë mundësi t’i mbajnë infermieret në vend, por pranoi se ky profesion është shumë deficitare në vendin tonë, ndërsa shumë i kërkuar në vendet e BE-së. 
 
“Informacionet e mia flasin se një pjesë e infermiereve e lëshojnë vendin tonë, dhe shkojnë në drejtim të perëndimit, ku kërkesa është shumë e lartë, por edhe mundësia që t’i stacionojnë në institucionet mjekësore atje. Prandaj, ky projekt që po fillojmë ka për qëllim që infermieria të marrë rolin e saj shumë të rëndësishëm në shoqëri.”, - theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
 
Sipas informacioneve të institucioneve vendore, në vendin tonë ka rreth 9.200 infermiere dhe se mungojnë diku edhe rreth 6.000, ndërsa mungesa më e madhe ndjehet tek repartet e mjekësisë intensive, në sallat e operacionit dhe në repartet e hospitalizimit ku shërohen rastet më të rënda. Të gjitha këto prononcime u bënë gjatë realizimit të partneritetit me Ambasadën e Sllovenisë në Shkup në projektin "Forcimi i Arsimit dhe Rregullimit Profesional të Infermierëve dhe Akusherive në Maqedoni", i cili projekt do të vazhdojë në periudhën 2026-2028. 
 
FITIM KRYEZIU