Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup të dielën për shkak të garës përkujtimore
MPB Maqedoni njofton se të dielën (26.04.2026), në periudhën kohore...

MPB Maqedoni njofton se të dielën (26.04.2026), në periudhën kohore nga ora 09:00 deri në orën 13:30, do të mbahet garë përkujtimore e titulluar si “Përkujtimori Gjoko Kuzmanovski”, me pikënisje dhe përfundim para QK “Jane Sandanski”, me ç'rast garuesit do të lëvizin në një pjesë të bulevardit “ASNOM”, në segmentin e kryqëzimit me rrugën “Vasko Karangeleski” deri te kryqëzimi me bulevardin “Serbia”, si dhe në një pjesë të rrugës “Vasko Karangeleski”, nga kryqëzimi me bulevardin “ASNOM” deri te kryqëzimi me rrugën e qasshme pranë “Majçin Dom” në Shkup.
Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, ku qarkullimi do të ridrejtohet nëpër rrugë përreth.
"Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja", thonë nga MPB.
