Maqedoni

Parashikimi i motit

24.04.2026 08:51

Moti me diell me vranësira të pakta deri mesatare lokale...

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 15 deri në 23 gradë.
 
Në Shkup, mot me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 21 gradë.