Botë
Tramp: Zgjatet armëpushimi Izrael - Liban
24.04.2026 10:49
Tramp ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur edhe për tre javë të tjera...

Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur edhe për tre javë të tjera, pas një takimi mes zyrtarëve izraelitë dhe libanezë në Zyrën Ovale.
Në një postim në platformën Truth Social, Trampi tha se takimi, ku morën pjesë edhe zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio, “shkoi shumë mirë”. Ai shtoi se ShBA-ja do të punojë me Libanin për ta ndihmuar të mbrohet nga Hezbollahu.
Ndërkohë, ambasadori i Izraelit në OKB, Deni Danon, deklaroi se nuk është i sigurt nëse armëpushimi do ta ndalë plotësisht konfliktin mes Izraelit dhe Hezbollahut. Ndërkohë, çmimet e naftës janë rritur lehtë në tregjet aziatike edhe pas njoftimit për zgjatjen e armëpushimit. Nafta Brent u rrit për 0.7 për qind, duke arritur në afro 105.80 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane u rrit për 0.6 për qind në 96.50 dollarë.
Rritja e çmimeve vjen pasi Trampi deklaroi se ShBA-ja do të shtyjë sulmet ndaj Iran deri në paraqitjen e një “propozimi të unifikuar” nga Teherani. Në të njëjtën kohë, transporti i naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mbetet kryesisht i bllokuar, duke shkaktuar pengesa në rrjedhat globale të energjisë.
