Maqedoni

Tragjedi në Kisella Vodë të Shkupit

24.04.2026 11:34

Ngjarja është raportuar në orën 08:17, kur është raportuar se punëtorët kanë mbetur nën rrënoja përderisa gërmonin themelet....

Ministria e Brendshme ka njoftuar detaje të reja rreth tragjedisë që ndodhi këtë mëngjes në një kantier ndërtimi në rrugën "Kozjak" në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
 
Sipas Ministrisë së Brendshme, ngjarja është raportuar në orën 08:17, kur është raportuar se punëtorët kanë mbetur nën rrënoja përderisa gërmonin themelet. Tre prej tyre janë nxjerrë dhe janë transportuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" me një automjet të shërbimit të urgjencës mjekësore. Njëri nga punëtorët është gjetur pa shenja jete dhe vdekja e tij është konfirmuar nga një mjek i shërbimit të urgjencës mjekësore. Ministria e Brendshme informon se po merren masa për të sqaruar rastin dhe për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.