Italia refuzon “dhuratën”, Trump shuan shpresat e të kaltërve

24.04.2026 13:17

Ditëve të fundit është raportuar se Italia mund të jetë shteti që do ta zëvendësojë Iranin në Kampionatin Botëror të futbollit që do të zhvillohet këtë verë....

Ditëve të fundit është raportuar se Italia mund të jetë shteti që do ta zëvendësojë Iranin në Kampionatin Botëror të futbollit që do të zhvillohet këtë verë. Por presidenti i SHBA-ve ka dhënë një përgjigje të prerë në lidhje me mundësinë e pjesëmarrjes së Italisë në Kupën e Botës 2026. “Nuk po e mendoj aspak”. Kështu është përgjigjur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kur është pyetur se çfarë mendon për hipotezën e pjesëmarrjes së Italisë në vend të Iranit në Botëror, siç kishte propozuar i dërguari special Paolo Zampolli.
 
“Në asnjë komunikim të SHBA-ve nuk u është thënë atyre (Iranit) se nuk mund të vijnë në Botëror”, – ka thënë sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i ftuar për të folur në lidhje me këtë çështje nga Trump. 
 
Ndërkohë zyrtarët e sportit dhe të qeverisë në Itali e kanë hedhur poshtë me forcë një propozim të përfaqësuesit të SHBA-së, Paolo Zampoli, që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës. Ditë më parë zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, konfirmoi se Irani ka bërë të gjitha përgatitjet për pjesëmarrjen në finalet e Botërorit 2026. (Gazetar: Safet Ademi)