NBA, fitojnë Atlanta dhe Toronto, Minesota avanson 2:1 ndaj Denverit

24.04.2026 13:18

Minesota ka avancuar me 2:1 në serinë prej 4 fitoreve në raundin e parë të playoff-eve të NBA-së...

Minesota ka avancuar me 2:1 në  serinë prej 4 fitoreve  në raundin e parë të playoff-eve të NBA-së, pas fitores bindëse 113-96 ndaj Denverit. Minesota diferencën e bëri në çerekun e parë, kur Denverin e ndali vetëm në 11 pikë që paraqet rekord në “play off”.
 
Jaden McDaniels udhëhoqi Timberwolves me 20 pikë dhe 10 kërcime. Ndeshja e radhës  mes këtyre dy skuadrave do të luhet në natën mes të shtunës dhe të dielës. 
 
Në ndeshjet tjera:- Atlanta mposhti New York-un  me 109-108 në një finish dramatik dhe tani ka rezultat 2-1 në fitore. Ndeshja e katërt do të luhet pas dy ditësh, përsëri në Atlanta.
Toronto mposhti Clevelandin 126-104 në fushën e vet dhe e uli diferencën në seri në 1-2. Ndeshja e radhës do të luhet në Toronto. (Gazetar: Safet Ademi)